Kompanitë gjermane po përpiqen gjithnjë e më shumë për gjetjen e personelit të kualifikuar për të mbushur vendet e punës në Teknologjinë e Informacionit, njoftoi sot Zyra Federale e Statistikave (Destatis).
“Një studim për kompanitë zbuloi se deri në 69 % e tyre ishin në vështirësi, krahasuar me vetëm 46 % katër vjet më parë”, tha Destatis.

Midis kompanive gjermane që punësojnë të paktën 10 persona, 19% raportuan në vitin 2019 se kishin punësuar ekspertë të TI, në krahasim me 21%-shin e vitit 2015.

Kompanitë shpesh thërrasin ekspertë të jashtëm për t’u marrë me çështje të sigurisë së TI-së, të tilla si teste sigurie ose që kanë të bëjnë me shkelje të sigurisë, me rreth gjysmën e të gjitha kompanive që kërkojnë ndihmë nga ofruesit e pavarur.

Kërkesa në rritje për aftësi ne TI po reflektohet në rritjen e interesit për kurset përkatëse të trajnimit.
Gjatë 10 viteve, deri në semestrin dimëror të 2019-20, numri i studentëve që studiojnë kompjuter dhe teknologji informacioni në universitetet gjermane u rrit me 83 %, në 238 000.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb