LIBRAZHD

Përurohen ambjentet e reja të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd, Balla: ” Qytetarët marrin shërbim më të mirë, në kohë dhe me  cilësi”. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, Valdrin Pjetrin, kanë përuruar ambientet e reja të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Librazhd.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se qeveria dhe Kryeministri Rama kanë shpallur si prioritare transformimin e shërbimeve publike, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Sipas Ballës, ky investim është një premtim i mbajtur, pasi tashmë qytetarët e Librazhdit do të mund të marrin një shërbim më të mirë në kohë dhe cilësi.

“Unë gjej rastin ta falenderoj këtë iniciativë të ndërmarrë pas porosisë që dha Kryeministri, që Zyrat e Regjistrimit të Pasurive kudo në vend, të jenë zyra shërbimi siç është kjo këtu ku janë të gjitha kushtet, eleminohen radhët dhe njeriu që vjen merr përgjigje ”, deklaroi Balla. Nga ana e tij, drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri ndau me banorët lajmin e mirë se brenda datës 15 shkurt përfundon procesi i regjistrimit për çdo leje legalizimi në Bashkinë Librazhd.

“Për Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd në bazë të planit të punës të miratuar nga zyra qendrore dhe të sjellë nga Drejtoria Rajonale këtu në Librazhd, në datë 15 shkurt përfundon procesi i regjistrimit të çdo leje legalizimi në Bashkinë Librazhd.

Më në fund qytetarët, të cilët kanë vite që presin për të marrë dokumentin e pronësisë për lejen e legalizimit, me datë 15 shkurt do të regjistrohet leja e fundit e legalizimit në Bashkinë Librazhd.

Ky është një lajm i mirë që unë dua ta ndaj sot me ju”, u shpreh Pjetri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: