Zekerija Ramadani largohet nga drejtim i Egnatias. Trajneri i njohur ka bërë publik divorcin me klubin e Superiores 24 orë pas  fitores në Play Out, që i siguroi rrogozhinasve qëndrimin në mes më të mirave të elitës.

 

Img 20211204 232649 E1638725945304
Img 20211204 232649 E1638725945304

 

“Të dashur miq! Doja të ju informoj sot përfundimisht se mbyllëm bashkëpunimin me KF EGNATIA. Ishte një sezon me shumë vështirësi, por të gjithë bashkë siguruam edhe një sezon Superioren.Dua që t’i falënderoj të gjithë që ishin me mua në këtë rrugëtim, duke filluar nga punëtorët e fushës, stafin tim, ish-drejtorët e klubit, futbollistët që dhanë gjithçka për këtë aritje.

Ramadani
Ramadani

 

Falemnderit edhe “Ultras Egnatia” për mbështetjen që na dhuruat. Faleminderit presidentit Agim Demrozi që gjithë kohën ishte afër ekipit. Suksese në kampionatin e radhës Egnatia” – shkruan ai. 44 vjeçari numëron 25 ndeshje në krye të kësaj skuadre.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb