Diego Longo nuk është më trajner i Kukësit. Klubi verilindor ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit pas përfundimit të kontratës, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 

Tekniku italian numëron 40 sfida në stolin e kuksianëve, me ekipin që ia ka dalë të marrë mesatarisht 1.55 pikë për ndeshje.Skuadra, nën drejtimin e tij, e mbylli sezonin në vendin e katërt.

 

“FK Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin!

Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo,  asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre” – shkruan klubi.

 

 

7uj

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb