Tashmë është zyrtare. Konfirmohen lajmet e përhapura në media për shkarkimin e trajnerit të Chelsea-t, Jose Mourinho. Presidentit Abramovich duket se i ka sosur durimi dhe humbja e fundit me Leicester dhe vendosi të shkarkojë trajnerin portugez.

Pavarësisht kontratës që trajneri kishte me skuadrën e Chelsea-t, deri në vitin 2019, ai nuk mund të vazhdojë më të trajnojë këtë skuadër. Por ndërprerja e kontratës do t’i kushtojë klubit anglez, plot 40 milionë dollarë.

Jose Mourinho drejtonte skuadrën e Chelsea-t që prej vitit 2013. Shkarkimi i tij ka ardhur pas rezultateve të dobëta të ekipit në Premier Ligë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: