Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi ka nënshkruar me një klub të ri. Shqiptari dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit zviceran, Grasshopper.

“Grasshoper nënshkruan me mesfushorin Amir Abrashi. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare në Cyrih”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.

Kjo për Abrashin është një rikthim, pasi nga viti 2010 deri në vitin 2015, ka mbajtur veshur fanellën bardheblu.

Pasi kaloi gjashtë vjet te GC, Abrashi kaloi në Freiburg, ku ai luajti 60 ndeshje
Bundesliga dhe 33 në Bundesliga 2.

Në gjysmën e dytë të sezonit, kapiteni i kombëtares shqiptare u huazua te FC Basel 1893.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: