Albano Aleksi është lojtari më i ri i Tiranës. Futbollisti i larguar nga Teuta firmosi me bardheblutë, teksa para pak minutash ka ardhur njoftimi zyrtar për mesfushorin.“KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Albano Aleksi. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin që e bën atë pjesë të bardhebluve për sezonin e ardhshëm.Mesfushori do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës. I urojmë mirëseardhjen në kampin e kampionëve” – shkruan klubi.

 

44

 

Kryeqytetasit bënë një sezon fantastik në Superiore, duke ia dalë të fitojnë titullin kampion. Merkato sapo ka nisur dhe emra të tjerë priten të afrohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb