Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez është bashkuar me Interin në formë huazimi. Kiliani do të qëndrojë me skuadrën e Serie A të Antonio Conte deri më 30 qershor 2020. Sanchez, do t’i bashkohet ish-shokut te skuadra e United, Romelu Lukaku, sulmuesi që u bashkua me Interin për shumën e 74 milion eurove.

Sanchez që kur u largua nga Arsenali në Janar 2018 për te United, shënoi vetëm pesë herë në 45 paraqitje. Sanchez shënoi më shumë se 70 gola në tre vite e gjysmë me Arsenalin, dhe sezonin para se të bashkohej me United ai u nominua për çmimin e Lojtarit të Vitit të PFA-së, pasi shënoi 30 gola dhe regjistroi 17 asistime.

Ai gjithashtu ka fituar dy herë Copa America me Kilin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb