Stefano Pioli dhe Milan do të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre të paktën deri në 2023, me opsioni rinovimi edhe për një tjetër vit. Palët kishin gjetur akordin total prej kohësh por vetëm këtë të premte u bë zyrtare. Tekniku kuqezi ka firmosur kontratën e re nga ku do të përfitojë 3,5 milionë euro kesh në sezon plus bonuese. Ky ishte një përfundim logjik duke parë rritjen konstante që Milan ka pasur me Piolin në stol.

Pioli
Pioli

Kuqezinjtë u rikthyen pas një pauze të gjatë të marrin pjesë në Champions League ndërsa këtë sezon po konkurrojnë me kohë të plotë për titullin kampion, tek kryesojnë Serie A me pikë të njëjta me Napolin. Piolit i skadonte kontrata aktuale në 2022 dhe palët nxituan për të gjetur një akord të ri. Jo vetëm Pioli, ky ishte hapi i parë, pasi tani drejtuesit e klubit do punojnë për të blinduar disa nga titullarët më të rëndësishëm të ekipit si Leao apo Theo Hernandez. Një temë me vetë mbetet ajo e Kessie, në skadencë të kontratës në fund të këtij sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: