Ka qenë Barcelona e para që ka dhënë njoftimin për arritjen e marrëveshjes së kalimit të mesfushorit Artur Melo te kampionët e Italisë për shifrën e 72 milionë eurove plus 10 të tjera në formë bonusi.

Megjithatë, kjo shumë nuk do të paguhet e gjitha pasi në kahun tjetër pritet të shkojë Miralem Pjaniç, i vlerësuar 70 milionë euro në marrëveshjen mes katalanasve dhe torinezëve.

Po ashtu, Juvja ka bërë zyrtare rinovimin e dy liderëve të saj, kapitenit Xhorxho Kielini dhe zëvendëskapitenit Xhanluixhi Bufon. Si qendërmbrojtësi ashtu edhe portieri, kanë zgjatur edhe me një vit tjetër kontratën e tyre me bardhezinjtë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb