Sherif Kallaku është lojtari më i ri i Sepsi Sf. Gheorghe. Lajmi është dhënë nga klubi rumun, me një postim në kanalet zyrtare.

Për 25-vjeçarin shqiptar kjo do jetë aventura e dytë e tij jashtë vendit, pas përvojës te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci. Mesfushori luajti në edicionin që kaloi për Teutën në Durrës, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur se ka kontribuar për skuadrat kryeqytetase si Partizani dhe Teuta.

“Ju njoftojmë se Kallaku është futbollist i Sepsin. Mesfushori 25-vjeçar nga Shqipëria që ka luajtur së fundmi për Teutën por më parë për Tiranën dhe Lokomotiva Zagreb ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër” – shkruan klubi i Sepsit.

Kallaku

(BalkanWeb)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb