Eros Grezda është lojtari më i ri i Manisa FK. Ka qenë vetë klubi turk i ligës së parë që ka zyrtarizuar lajmin, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

27 vjeçari shqiptar largohet nga Sibernik, ekip në të cilin luajti 12 ndeshje. Grezda ka kontribuar më parë në Hungari në OPT Bank Liga për Zalaegerszegi, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Rangers në Skoci.

Për Grezdën kjo do jetë aventura e parë në Turqi, me futbollistin shqiptar që do të debutojë pas disa ditësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: