Florian Kamberi ka zgjedhur skuadrën e re, ku do vazhdojë aventruën e tij si futbollist. Sulmuesi shqiptar ka firmosur për FC Winterthur, ekip ky që luan në Challenge League, në Zvicër.

27 vjeçari largohet kështu nga Anglia, pas një sezoni me Sheffield Wednesday. Kamberi ka ndërruar mjaf fanella në jetën e tij, me CV e tij që përbëhet nga ST Gallen, Rangers, Karlsruher, apo edhe Grasshopers.

Zvicra mbetet habitati i tij i preferuar dhe me interes të madh pritet të shihen sesi do jenë paraqitjet e tij. Winterthur është një nga klubet e elitës, e cila është nën nivelin mesatar të cilësisë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: