Ajo që pritej, ndodhi. Gareth Bale nuk është më lojtar i Real Madrid. Anësori nga Uellsi i ka dhënë fund aventurës në Madrid, teksa ka përshendetur Los Blancos me një postim në rrjetet sociale.

“Ka qenë një nder. Faleminderit” – shkruan ai. Bale numëron mbi 6 sezone me gjigandët e La Liga, teksa karriera e tij njeh ulje-ngritje të mëdha. Edicioni i fundit ishte katastrofal në shifra, ku u pa në fushën e lojës vetëm 5 herë. 1 gol dhe asnjë assist tregonin më së miri se kishte ardhur koha për largimin.

 

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb