Nuk kishte dyshime, por tani është zyrtare. Barcelona ka shkarkuar nga detyra Quique Setién pas humbjes së rëndë 8-2 kundër Bayern Munich, që solli edhe eliminimin nga Liga e Kampioneve.

8 2lik Maglubiyet Sonrasi Barcelonada Teknik Direktor Setien Gorevden Alindi
8 2lik Maglubiyet Sonrasi Barcelonada Teknik Direktor Setien Gorevden Alindi

Klubi “blaugrana” është mjaftuar me një popstim të shkurtër në rrjetet sociale për të njoftuar largimin e teknikut, të vendosur në shënjestër pas disfatës katastrofike në çerekfinalet e Champions.

31ef28100de0244d2685c339b4ee20d3
31ef28100de0244d2685c339b4ee20d3

Po ashtu, Barcelona bën të ditur se tekniku i ri do të zyrtarizohet shumë shpejt. Gjithsesi, nuk ka dyshime që në pankinën e ekipit katalunjas do të ulet Ronald Koeman.

Efp6f32xgaid3j3
Efp6f32xgaid3j3

Pas vizitës së shpejtë në Barcelonë, trajneri është kthyer në Amsterdam bashkë me drejtorin e përgjithshëm të klubit spanjoll Oscar Grau, që do të nëgociojë personalisht me Federatën Holandeze të Futbollit për të lënë të lirë Koeman. Nuk priten pengesa, pasi tekniku e ka të përcaktuar në kontratën me kombëtaren e Holandës se mund të largohet nëse ka një ofertë nga Barcelona. Ronald Koeman do të lidhet si fillim me skuadrën “blaugrana” me një kontratë 2-vjeçare, duke marrë përsimër një mision të vështirë pas tronditjes së rëndë që solli humbja shkatërruese në Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb