Thomas Muller do të vijojë të jetë pjesë e Bayernit të Mynihut, të paktën deri në vitin 2024. Klubi bavarez i ka rinovuar kontratën lojtarit të sulmit, pasi janë tepër të kënaqur me paraqitjet e tij. Edhe pse mosha nuk premton shumë, eksperienca e 32 vjeçarit shihet si shumë e rëndësishme për 2 sezonet në vijim.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

 

Futbollisti i lindur në Weilheim in Oberbayern ka një jetë që është bërë pjesë e këtij ekipi, pasi ka qenë pjesë e të rinjve U17 dhe U19. Vetëm këtë edicion futbollistik, Muller numëron 40 paraqitje me fanellën e kampionëve të Gjermanisë, llogaritur këtu kampionatin dhe Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb