Karim Benzema ka firmosur me skuadrën e Al-Ittihad në Arabinë Saudite. Sulmuesi i njohur francez ka arritur akordin (vlen deri në vitin 2026) me klubin nga Arabia Saudite dhe zyrtarizimi erdhi në orët e pasdites.

Francezi u largua nga Real Madrid, pas shumë vitesh qëndrimi. Benzema kontriboi shumë sezone për Los Blancos, duke ndihmuar galaktikët në fitimin e trofeve.

Tashmë për lojtarin nis një aventurë e re, larg Europës. Sa i takon skuadrës së Al-Ittihad FC, ekipi nga Jeddah fitoi titullin kampion, duke lënë mbrapa Al-Nassr ku luan Ronaldo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: