Nuk ka më dilema për trajnerin e Lazios. Tekniku Mauricio Sarri do të vijojë të jetë në krye të pankinës laciale, të paktën deri në vitin 2025. Për të shuar të gjitha dyshimet dhe për të larguar hamendësimet ka menduar vetë klubi, me anë të një postimi zyrtar.Ndonëse Sarri nuk arriti objektivat sezonal që ishte një vend në Champions League, është parë e arsyeshme t’i besohet përsëri atij. Lazio e mbyll sezonin vetëm në vendin e pestë, duke prerë një biletë që nuk i kënaq shumë si ajo e Europa League.

 

 

 

“S.S. Lazio njofton se trajneri Maurizio Sarri ka rinovuar kontratën me klubin duke zgjatur skadimin e marrëveshjes deri në vitin 2025” – shkruhej në shkresë. Tashmë, pas rinovimit të trajnerin, radhën te Lazio e ka planifikim i merkatos si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: