Jamie Bynoe Gittens ka rinovuar kontratën me Dortmund. Sulmuesi do të qëndrojë në Signa Iduna Park edhe për 3 sezone, teksa zyrtarizimi për zgjatjen e bashkëpunimit ka ardhur nga një postim në rrjetet sociale.

Verdhezinjtë njihen si një klub që vlerësojnë në maksimum talentet dhe as këtë herë nuk bën ndryshim. 18 vjeçari shuhet si mjaft me prespektivë për të ardhmen dhe pse jo, një ditë mund të bëhet një nga më të mirët.

“Ishte gjithmonë qëllimi im të vazhdoja në rrugën që ndjej. Coronavirus dhe dëmtimet ndikuan në përformancën time në fillim.Tani mezi pres të vazhdoj të punoj shumë për veten” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: