Kampionët korçarë të Skënderbeut tashmë do të kenë drejtorin e tyre sportiv. Ai është boshnjaku Haris Fakiç, i lindur dhe rritur në Shkup të Maqedonisë.

33-vjeçari, një ish-futbollist i njohur në disa ekipe ballkanike, prej 10 vitesh ka ushtruar profesionin e menaxherit të futbollistëve.

Drejtori sportiv Fakiç, që nga dita e sotme do të marrë në dorëzim dhe do të menaxhojë Akademinë e klubit Skënderbeu, si dhe do të merret me merkaton e futbollistëve korçarë.
Me këtë lëvizje, presidenti Ardian Takaj plotëson një hallkë të munguar në administratën korçare, duke realizuar një premtim të tij të pak ditë më parë për plotësimin dhe modernizimin e mëtejshëm të klubit të Skënderbeut, shkruhet në faqen zyrtare të klubit korçar.
(Er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb