Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner i Partizani. Klubi i kuq nuk ka kërkuar as kompromis e as nuk ka preferuar të zgjasë në kohë për një vendim të marrë menjëherë pas derbit por ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm teknikun italian. Klubi kuq me anë të një njoftimi për mediat ka saktësuar se sëbashku me Sormanin janë shkarkuar edhe dy pjesëtarë të tjerë të stafit, Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari, lexohet ndër të tjera.

Partizanii
Partizanii

Tekniku italian e kishte firmosur fatin e tij teksa refuzoi të zbres me ekipin në derbin e kryeqytetit. Sormani u tërhoq menjëherë pasi mësoi se në ekipin e tij kishte lojtarë pozitiv me Covid-19, nuk drejtoi ekipin në seancat stërvitore, nuk e bëri një gjë të tillë as në fushë duke i dorëzuar fronin Kalarit dhe pjesës tjetër të stafit drejtues, pavarësisht se rezultoi negativ në testin që iu nënshtrua. Kjo sjellje e italianit, sjellje jo burrash e cilësoi Olsi Rama në mënyrë të tërthorë, solli dhe shkarkimin e tij. As rezultatet nuk ishin në favor të Sormanit, Partizani nën drejtimin e tij jo vetëm që nuk arriti të rikthej në lojë por u zhyt gjithnjë e më shumë në krizë. Sormani në rikthimin e tij të dytë në kryeqytet do të kujtohet vetëm për humbjen e thellë në derbin 5-1 dhe për braktisjen që i bëri ekipit përpara sfidës kundër Tiranës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb