Tifozët e Brazilit nuk do të shohin që një trajnerët më të mirë në botë të drejtojë Seleçaon. Ditët e fundit ishte përfolur që Pep Guardiola do të merrte drejtimin e pesë herë kampionëve të botës, por trajneri spanjoll ka rinovuar edhe me dy sezone të tjera kontratën me skuadrën e Manchester City.

Lajmin e zyrtarizoi pak minuta më parë britanike, përmes një postimi në rrjetet sociale. Guardiola do të qëndrojë në stolin e skuadrës së “citizens” deri në vitin 2025, ndërkohë që kontrata e mëparshme skadonte në fund të këtij sezoni. Trajneri spanjoll ndodhet te Manchester City që prej vitit 2016.

“Ky rinovim është një konfirmim i një rrugëtimi të mirë që ne kemi arritur deri më tani. Të dyja palët ndihemi komod, si klubi ashtu edhe unë, njësoj sikur firmosëm për herën e parë. Falënderoj klubin për besimin që ka dhe mundësinë që më jtpe për të bërë sa më mirë punën time”, tha Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb