Tani është zyrtare. Bundesliga mund frikën dhe bëhet kampionati i parë i futbollit që kthehet në fushën e lojës. Pas mbledhjes së djeshme ku kancelarja Angela Merkel dha “dritën jeshile” për rinisje, Federata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar se ndeshjet do të rifillojnë më 16 maj. Një lajm i mirë për të gjithë tifozët, por edhe një shpresë për futbollin europian që ka ndalur prej gati dy muajsh. Sipas kalendarit, ndeshja e parë që pritet të hyjë në histori është ajo e së shtunës mes Fortuna Dusseldorf dhe Paderborn. Për këtë sfidë ka ende një problem për t’u zgjidhur. Sigurisht që do të luhet pa tifozë, por ende duhet gjetur marrëveshja për të drejtën televizive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Që pas takimit të së mërkurës mes autoriteteve gjermane dhe drejtuesëve të futbollit në vend, mediat më të mëdha europiane i bënë jehonë vendimit për rinisjen e Bundesligës. Futbolli gjerman po konsiderohet si një “lokomotivë” që do të tërheqë drejt rikthimit edhe Ligat e tjera të mëdha europiane, të cilat përballen me pengesat e qeverive të tyre, që vazhdojnë të jenë skeptike. Po ashtu, plani dhe prokolli mjekësor mund të merren si shembuj për rikthimin e futbollit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: