Bylisi ka zyrtarizuar dy afrimet e fundit në skuadër. Bëhet fjalë për një portier dhe një sulmues. Të dy lojtarët do të jenë gati për sfidën ndaj Elbasanit.

NJOFTIM!

Bylisi prezanton dy afrimet e fundit

FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton dy afrimet e fundit, portierin gjigant, 1,94m Toni Batista, nga Brazili, me eksperiencë dhe me një “CV” të pasur, pasi ka luajtur në të shkuarën në: Seria B Brazil, Iran, Arabi dhe Portugali.

Lojtari tjetër është sulmuesi nigerian Ibrahim Mustafa, që ka luajtur në Superligën e Nigerisë, por ka zhvilluar dhe 4 ndeshje me përfaqësuesen e shtetit të tij. Të dy lojtarët janë vënë nën urdhrat e stafit mallakastriot dhe do të jenë gati për sfidën ndaj Elbasanit.

I urojmë mirëseardhjen në familjen bardhekuqe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb