Tashmë është zyrtare KF Skënderbeu do të marrë pjesë sezonin e ri në fazën e 2-të paraeliminatore të Champions League. CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) tërheq vendimin e UEFA-së që Skënderbeu të mos merrte pjesë në Champions League për shkak të trukimeve të ndeshjeve.

CAS kështu hedh poshtë vendimin e UEFA-së që Skënderbeu të mos merrte pjesë në fazën e 2-të paraeliminatore të Champions League.

Pas vendimit të CAS dhe 6 herë Kampionët e Shqipërisë do luajnë në Champions League këtë sezon. Në Kupat e Europës, saktësisht në Europa League do të luajnë Partizani, Kukësi dhe Teuta, kështu pas këtij vendimi të CAS, Tirana nuk do të marrë pjesë as edhe në këtë sezon në Kupat e Europës.

DEKLARATA E SKËNDERBEUT
Pas rekursit të paraqitur nga KF Skënderbeu përpara CAS, më datë 15 qershor 2016, UEFA ditën e sotme ka pranuar të pezullojë efektet e Vendimit të Komisionit të Apelit datë 1 qershor 2016.

Rrjedhimisht, KF Skënderbeu do të marrë pjesë në shortin për Raundin e Dytë Eliminator të Uefa Chamipons League 2016/2017 të datës 20 qershor në Nyon. Nga ana tjetër, për të parandaluar çdo konfuzion në organizimin e aktivitetit, UEFA dhe KF Skënderbeu kanë rënë dakord që procesi në CAS të zhvillohet përmes një procedure të përshpejtuar. Për këtë, pritet që vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen në aktivitetet europiane të jepet brenda datave 5 ose 6 korrik. Për t’u precizuar është fakti se KF Skënderbeu nuk është konsideruar asnjëherë përgjegjës i drejtpërdrejtë për shkeljet e pretenduara nga UEFA.

Vendimi i marrë nga Komisioni i Apelit është thelbësisht administrativ dhe ka të bëjë me pranimin ose përjashtimin nga garimi në kompeticionet europiane. Saktësojmë, se ndaj KF Skënderbeut nuk është marrë në asnjë moment një vendim disiplinor fajësie, në të kundërt nga çfarë është përfolur, shkruar e shpifur gjatë gjithë kësaj periudhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: