Timo Werner është zyrtarisht një lojtar i Chelsea. Londinezët nuk kanë humbur kohë por kanë paguar menjëherë klauzolën e tij të largimit, 55 milion euro, duke djegur në këtë mënyrë konkurrencën e Liverpool, Man.United, Inter e shumë klubeve të tjera që prej kohësh ishin vënë në ndjekje të talentit gjerman. Werner do të zbarkoj në Londër në korrik menjëherë sapo të mbyllet Bundesliga duke mos qenë në dispozicion të Leipzig për çerekfinalet e Champions League që do të luhen në gusht. Werner ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 nga ku do të përfitoj afro 200 mijë euro në javë.

Timo
Timo

Bosi i Chelsea, Roman Abramovic, nuk është menduar dy herë, e as nuk ka preferuar të futet në negociata me klubin gjerman, Timo konsiderohet si një investim i sigurt pasi vetëm këtë sezon ka shënuar 32 gola dhe ka dhuruar 13 asist: “Jam i lumtur që firmosa për Chelsea, jam krenar që bashkohem me një klub të madh. Sigurisht dua të falënderoj Leipzig dhe tifozët e këtij klubi për katër vitet që kam kaluar aty. Mezi pres sezonin e ri, së bashku do të arrijmë suksese të mëdha”, u shpreh Werner në një intervistë për faqen zyrtare të Chelsea.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb