Malang Sarr do të kalojë te Monaco në formë huazimi. Ka qenë vetë Chelsea që ka bërë të ditur se lojtari të cilit i zotërojnë kartonin do të luajë në Principatë në sezonin 2022/2023.

Trajneri i Bluve, Tomas Tuchel ka dhënë dakordësinë përfundimtare për largimin e mbrojtësit, për shkak se ai nuk ka hapësira. Sarr ka luajtur vetëm 8 sfida me ekipin e parë të Chelsea.

“Sarr është bashkuar me Monacon në huazim. Të dëshirojmë fat në sezonin e ri, Malang” –Shkruan mes të tjerash klubi me seli në Londër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: