Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e sulmuesit ukrainas Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk. 22-vjeçari arrin në Stamford Bridge me një marrëveshje tetëvjeçare e gjysmë për një shifër prej 70 milionë euro (62 milionë £), plus 30 milionë euro të tjera (27 milionë £) në bonuse.

Chelsea mundi rivalët e Premierligës, Arsenalin në garën për Mudryk, i cili shënoi shtatë gola në 12 paraqitje në ligë për Shakhtarin këtë sezon.

“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për Chelsean. Ky është një klub i madh, në një ligë fantastike dhe është një projekt shumë tërheqës për mua në këtë fazë të karrierës sime” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: