ANGLI

Chelsea ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard për rezultate të dobëta. Fitorja e fundit në Fa Cup ndaj Luton Town nuk ka bindur drejtuesit dhe duket se Lampard pas 1 vit e gjysmë pasi shpenzoi dhe plot 200 milion paund verën e kaluar, sërish nuk ia doli të krijojë një Chelsea fitues.

Momentalisht Chelsea ka ngelur pa trajner, teksa pritet të shihet kush do të jetë zëvendësuesi i tij.

Pretendent kryesor mbetet Tuchel, kurse në pistë për londinezët janë jo pak emra, mes tyre dhe ish-lojtarë të Chelsea-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb