Republika Çeke bëhet shteti i parë europian që ndërpret kampionatin për shkak të shtimit të madh të rasteve me të prekur nga Covid-19. Ky vendim drastik shqetëson jo pak edhe UEFA pasi tre ekipe çeke marrin pjesë në Europa League, Liberec, Slavia Prague dhe Sparata Prague.

Sparta E Prages
Sparta E Prages

Për momentin, tre ekipeve i është dhënë e drejta për të luajtur në Europa League, të paktën për takimet e para në fazën e grupeve. Pjesa tjetër e ndeshjeve mbetet për tu rivlerësuar. Në stadium për të dy ndeshjet në program, Sparta-Lille, Beer Sheva-Slavia Prague dhe Liberec-Gent nuk do të jenë të pranishëm asnjë tifoz përveç 350 personave, ku përfshihen organizatorët e takimeve, pjesëtarë të stafeve etj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb