Matthijs de Ligt është lojtari më i ri i Bayern Munchen. Klubi bavarez ka zyrtarizuar afrimin më të ri me anë të një postimi në rrjetet sociale.Pasi kreu me sukses vizitat mjekësore, mbrojtësi hollandez nënshkroi një kontratë që para shihet të zgjasë deri në vitin 2027. Lojtari do të fitojë 10 milionë euro në sezon, shifër kjo që u kërkua me ngul nga De Ligt që në fillim të negociatave Bayern-Juventus.

22 vjeçari luajti 3 sezone në Torino me juventinët, teksa paraqitjet ishin pozitive. Në edicionin e fundit, De Ligt zhvilloi 31 ndeshje, ku shënoi 3 gola dhe dhuroi një assist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: