Daniele De Rossi do të jetë trajneri i ri i SPAL. Klubi nga Ferrara ka arritur marrëveshje me ish-mesfushorin e Romës. Ai është pasardhësi i Roberto Venturatos, i shkarkuar dje.

Për De Rossin do të jetë aventura e parë në stolin e një skuadre, pas eksperiencës në stafin e Mancinit në kombëtaren e Italisë.

39-vjeçari do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024 me SPAL-in, pra deri në fund të këtij kampionati plus një sezon tjetër. Italiani do të jetë kampioni i gjashtë i Botës në Serie B, i katërti në pankinë pas Cannavaro, Inzaghi dhe Grosso (Buffon dhe Fabregas ende në fushë).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: