TIRANE – Tashmë është zyrtare. Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana i cili është parashikuar të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:00, do të luhet edhe me tifozët e Tiranës, të cilët do të jenë të pranishëm në stadium. Këta tifozë janë të dënuar me 6 ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës për shkak të incidenteve që ndodhën në “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes me Elbasanin dhe si rrjedhojë nuk mund të ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit në këtë ndeshje.

Megjithatë lajmin e mirë për tifozët e Tiranës e ka konfirmuar vetë kreu i Federatës Armando Duka, i cili ka deklaruar se derbi do të luhet me tifozë, pasi vendimi i Komisionit te Disiplinës do të hyjë në fuqi vetëm pasi të mblidhet javën e ardhshme Komisioni i Apelit. Ditët e fundit FSHF ka mbajtur qëndrim lidhur me këtë situatë pavarësisht presionit nga të dyja palët që kjo ndeshje të luhej me tifozë. Sipas Dukës çdo gjë është zyrtare dhe derbi i kryeqytetit do të ketë të pranishëm të dyja tifozeritë, si atë të Partizanit, ashtu edhe tifozë2t e Tiranës.

(er.nu/panoramasport/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: