David Domgjoni ka lënë Laçit në këto orë të fundit të merkatos së dimrit për t’u transferuar te skuadra e ligës së dytë turke Menemenspor ku luan edhe ish-kapiteni i kurbinasve portieri Gentjan Selmani. Pas ndeshjes ndaj Bylisit në Kupën e Shqipërisë, trajneri i Laçit Armando Cungu theksoi se merkatoja e klubit bardhezi ishte e mbyllur, por në Turqi Domgjoni ka firmosur për skuadrën e re menjëherë sapo kreu vizitat mjekësore me Menemenspor.

Postimi i Domgjonit:

Jam shume i lumtur qe nga sot jam pjese e klubit @menemenspor , shpresoj qe besimin e dhene nga klubi ta shperblej duke ber maksimumin per te arritur objektivat e klubit… E gjitha kjo nuk do ishte e mundur pa ndihmen,kurajon dhe mbeshtetjen e pa fundsishme te familjes time te cilet me kane qendruar gjithmone afer..???Faliminderit shume ekipit te @k.f.laci_official ne krye me presidentin Pashk Laska, trajerave me te cilet kam punuar dhe kam mesuar shum gjera qe do ti kem gjithmone ne mendje per vazhdimsine… Dhe ne fund nje falenderim i madh per te gjith shoket e ekipit me te cilet kemi ndar gezimet dhe hidherimet bashke duke qen te bashkuar ne cdo moment si nje familje e vertete??. Ju uroj qe ky vit te ju eci sa me mbare ne te gjitha sferat e jetes

Domgjoni
Domgjoni

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb