Pas arrestit kardiak, që për pak i mori jetën, gjatë sfidës më Finlandën në “Euro2020”, Christian Eriksen rikthehet të luaj futboll. Fantazisti danez pasi zgjidhi me konsensus kontratën me Inter, pasi e kishte të ndalur me ligj të luante në Serie A, tashmë është zyrtarisht një futbollit i Brentford.

Eriksen firmosi një kontratë deri në qershor 2022, një kontratë 6 mujore, e cila më shumë shihet si një provë nëse do të mund t’ia dalë të luaj sërish në nivele të larta.

Eriksen bëhet lojtar i parë në historinë e Premier League që luan me një defibrilator në zemër.

Objektivi i tij, ashtu siç vetë Eriksen e ka pohuar, është të marrë pjesë me përfaqësuesen daneze në botërorin e Katar, në program për të nisur më 21 nëntor.
(BalakNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb