Dinamo po punon intensivisht për rikthimin në elitë. Së fundmi, klubi dinamovit ka zyrtarizuar afrimin e dy lojtarëve.

Kryeqytetasit kanë siguruar firmën e Real Zhivanaj. “Mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të 18 herë kampionëve në vazhdim. Ai vjen në skuadrën tonë pas eksperiencës me ekipin e Tiranës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Tërbunin dhe Kastriotin” – Shkruan klubi.

Gjithashtu, Dinamo ka nënshkruar me Alen Ndreun. “FC Dinamo njofton se ka arritur marrëveshjen me ekipin e Venezias për sulmuesin 18-vjeçar i cili do të jetë pjesë e skuadrës në vazhdim. Ndreu vjen pas eksperiencës në Itali, ku më herët ishte pjesë e akademisë së Venezias, Pordenone dhe sëfundmi në skuadrën Montebelluna në Serie D” – Shkruhet në postimin e bërë në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: