Partizani zyrtarizon dy afrime. Klubi i kuq, ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin 20-vjeçar Mateo Çipi, i cili do të jetë pjesë e kësaj skuadre për 4 vite e gjysmë.
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e transferimit të Mateo Çipit nga ekipi slloven Triglava. Qendërmbrojtesi i talentuar tashmë do të jetë pjesë e Partizanit, pasi ka firmosur me të kuqtë një kontratë për 4 vite e gjysëm. 20 vjeçari Çipi njëkohësisht kontigjent edhe i ekipit tonë përfaqësues U-21 shihet si pjesë shumë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit.”- shkruan klubi.
Partizani firmosi gjithashtu edhe me sulmuesin nigerian, Blessing Eleke
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Blessing Eleke. Klubi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin nigerian, i cili bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave te disa prej ekipeve mjaft me emër në arenat europiane.
Qendërsulmuesi 28 vjeçar konsiderohet një tjetër përforcim cilësor në merkaton e janarit dhe do të jetë një tjetër vlerë e shtuar e repartit ofensiv të ekipit.”- shkruan klubi.
(J.S/BalkanWeb)