Erling Haaland është lojtar i Manchester Cityt nga korriku 2022. Lajmi është dhënë nga klubi i Premier League, me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Qytetarët” ia kanë dalë të sigurojnë shërbimet e tij, duke mposhtur konkurrencën e shumë skuadrave.

 

“Manchester City mund të konfirmojë se kemi arritur një marrëveshje me Borusia Dortmund për transferimin e Haland në klub nga një korriku 2022.Detajet me lojtarin mbeten ende për t’u finalizuar” – shkruan klubi.

 

Sulmuesi norvegjez largohet kështu nga Dortmundi dhe është gati për aventurën e re në Angli. Ky transferim ka qenë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Guardiola.

 

21 vjeçari shihet si e ardhmja e futbollit europian. Paraqitjet e tij me ekipin  nga Signal Iduna Park kanë qenë të një niveli fantastik këtë edicion, ku në 23 sfida janë shënuar 21 gola. Shifra edhe më të frikshme se kaq pamë në sezonin e kaluar, ku “rrjeta” e kundërshtarve prej tij u “tund” plot 27 herë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb