Emanuele Ndoj është rikthyer te Brescia. Klubi i njohur italian ka zyrtarizuar gjithçka, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Lojtari shqiptar ishte në huazim te Cosenza, skuadër me të cilën luajti jo më shumë se 10 sfida. Brescia e pa të arsyeshme të kishte sërish në skuadër Ndojin, pasi shihet si i rëndësishëm për edicionin që vjen.

Kohëve të fundit është përfolur për një kalim të tij te Tirana, por këta të fundit tashmë duhet të fokusohen në objektiva të tjerë.

“Ndoji është lojtari më i ri i Brescias. Mirë se u ktheve Manu” – shkruan Brescia.

Uu
Uu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: