Divock Origi është lojtari i Milan. Kuqezinjtë kanë bërë publik lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi belg kishte kryer prej ditësh vizitat mjekësore, teksa klubi e ka parë të arsyeshme që vetëm sot ta bëjë zyrtare. Origi vjen si transferim i lirë nga skuadra e Liverpool dhe pritet t’i shtojë mjaft cilësi Milanit në ofensivë.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka regjistruar futbollistin Divock Origi. Sulmuesi belg ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2026” – shkruan klubi.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: