Diego Armando Maradona ka pranuar ofertën e federatës së futbollit kinez për të punuar në kampionatin e tyre. Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona tashmë zyrtarisht do të jetë pjesë e futbollit kinez. Ish-numri 10 i Argjentinës dhe Napolit do të kryejë një punë ku do të fitojë rreth katër milionë euro pagë vjetore dhe do të paguhet nga federata kineze e futbollit. Puna që do të bëjë Maradona është të zbulojë talente të rinj dhe do t’ia propozojë klubeve kineze. Maradona ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook duke falënderuar, zonjën Tanq Quinhui për mundësinë që i dha për të punuan në futbollin kinez.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb