Egnatia nuk ka vonuar shumë dhe ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi nga Rrogozhina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me teknikun Edlir Tetova. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi Tetova ka qenë edhe më përpara në krye të kësaj skuadre.

“Edlir Tetova rikthehet në krye të drejtimit të ekipit. Gjatë seancës së sotme, ekipi ka kryer seancën e rradhës stërvitore në prag të ndeshjes kundër Partizanit e planifikuar për ditën e Hënë në orën 19:00“, shkruan klubi. Kujtojmë që nga pankina u largua dje Shpëtim Duro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: