TIRANË- Ashtu siç pritej, rifillimi i mësimit në të gjitha shkollat dhe universitetet në vend është shtyre për në datën 16 janar. Urdhri është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë nisur nga epidemia gripale që ka përfshirë Shqipërinë dhe rreziku që mund të sjellë tek nxënësit.

MSH deklaron se ka urdhëruar sot mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017. Çka do të thotë se mësimi rinis më 16 janar që është ditë e hënë.

“Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministri i Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka urdhëruar sot më datë 07.01.2017, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017.”, deklaron MSH.
UMSH-10-20170107-png

Mësimi duhet të riniste më 4 janar por për shkak të epidemisë gripale dhe temperaturave të ulëta u shty fillimisht për në 9 janar, ndërsa nisur nga gjendja sot u vendos shtyrja sërish me një javë.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb