Nisi si një thashethem merkatoje, por zyrtarisht Eros Grezda është një futbollist i skuadrës së Rangers.

Klubi i madh skocez, i drejtuar nga Steven Gerarrd, ka firmosur me futbollistin e kombëtares shqiptare një kontratë 4-vjeçare.

Në lajmërimin e tyre në faqen zyrtare, Rangers shkruan se Grezda ishte futbollisti më i mirë i Osijek sezonin e kaluar, por ai u dëmtua duke mbyllur para kohe kampionatin.

Gjithashtu në faqen e klubit skocez lexohen disa rekomandime pozitive të Christian Panucci-t, por edhe fjalët të mira të Gerarrd, i cili thotë: “Ai është një futbollist i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan atë pasi ai kontribuon në pjesën e tretë të fushës (sulm). Ai është i shpejtë, i drejtpërdrejtë dhe vjen me një eksperiencë ndërkombëtare.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: