Ai është një nga futbollistët me kombësi kosovare që ka bërë mjaft mirë në arenën ndërkombëtare.

E kemi fjalën për Besart Berishën, që pas largimit nga Australia, ka zgjedhur të kthehet të luaj në Superligën e Kosovës, më konkretisht për FC Prishtinën.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ku theksojnë se kanë arritur një marrëveshje me yllin kosovar.

“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.
Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.

Mirë se vjen Besart Berisha! ”, shkruhet në reagimin e klubit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb