Vitin e ardhshëm nuk do të zhvillohet Botërori i Klubeve dhe FIFA heq dorë nga miliona euro të ardhura për të ndihmuar dy federatat e saj më të rëndësishme për organizimin e eventeve madhore si Kampionati Europian dhe Kupa e Amerikës-Jugore.

Si UEFA, ashtu edhe CONMEBOL-i vendosën që aktivitetet e tyre të planifikuara për t’u zhvilluar këtë verë, të shtyhen për në vitin 2021. Euro2020 dhe Copa America nuk mund të zhvilloheshin në emergjencën e koronavirusit. Në komunikatën e saj, FIFA bëri të ditur se do të monitoronte situatën dhe nuk kishte caktuar ende një datë të saktë për të zhvendosur ndeshjet, pasi gjithçka ishte e paqartë për shka të koronavirusit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb