Sevilla e ka shpërblyer trajnerin bask, Jose Luis Mendilibar, me një kontratë të re, pasi udhëhoqi skuadrën drejt lavdisë së Ligës së Evropës për herë të shtatë.

Mendilibar ka bërë një punë të mirë me skuadrën. Ai e gjeti ekipin në -2 pikë nga zona e ftohtë dhe ia doli të sigurojë mbijetesën. Më pas, Sevilla zhvilloi paraqitje të mira në Ligën e Europës, ku fitoi trofeun pasi eliminoi Manchester United, Juventus dhe Roma.

Marrëveshja e tij e re do të zgjasë deri në fund të sezonit tjetër, dëshirë kjo e teknikut. Sevilla synon që të jetë protgoniste në Europë dhe La Liga për edicionin që vjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: