Ishte një nga shtetet e parë pas Kinës që u prek nga Covid-19, por edhe vendi që më shpejt se të gjithë arriti të izolojë përhapjen e virusit. Përmirësimi i ndjeshëm i situatës ka bërë që Korea e Jugut të mendojë edhe për kthimin e futbollit.

Korea
Korea

Kështu, federata në vend ka caktuar datën 8 maj për rinisjen e kampionatit. Sigurisht, ndeshjet do të luhen pa tifozë dhe me protokollë të detajuar mjekësor dhe sanitarë. Ndërkohë, shumë prej klubeve kanë vendosur në stadiumet e tyre impiante për sanitarizimin e ambjenteve, në mënyrë që futbollistët, stafet teknike dhe personat e ndryshëm që do të merren me mbarëvajtjen e sfidave të zhvillojnë punën e tyre në siguri.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb