Gareth Bale thotë mjaft. Sulmuesi i njohur është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare. Lojtari nga Wales e ka njoftuar vendimin e tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, të gjitha me Real Madridin, ndërsa ai gjithashtu ngriti tre herë trofeun e La Ligës, tre Kupa të Botës për Klube të FIFA-s, tre Superkupa dhe Kupën e Mbretit gjatë kohës së tij në Spanjë.

“Ndihem jashtëzakonisht me fat që kam arritur ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Me të vërtetë më ka dhënë disa nga momentet më të mira të jetës sime. Dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kanë luajtur rolin e tyre në këtë rrugëtim, është e pamundur. Ndjehem borxhli ndaj shumë njerëzve që më ndihmuan për të ndryshuar jetën time dhe për të formuar karrierën time në një mënyrë që nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë kur fillova për herë të parë në moshën 9-vjeçare” – Shkruan mes rreshtash Bale.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: