Nuk ka më dyshim, Bruno Telushi tashmë është zyrtarisht një futbollist i Kukësit.

Klubi verilindor ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin vlonjat me anë të një postimi në faqen e klubit.

Telushi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, duke u shndërruar në transferimin më të rëndësishëm deri më tani të nënkampionëve.

Ish mesfushori i Partizani ka udhëtuar menjëherë drejt Tropojës, aty ku Kukësi po zhvillon fazën përgatitore.

Pasi nuk arriti akordin me Partizanin për rinovimin e kontratës, Telushi vendosi të bashkohet me Gegën, me trajnerin që së bashku rikthyen titullin te Partizani pas 26 vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb